Celebrities Gossip Showbiz

Martin Short zbulon për herë të parë detaje rreth vajzës së tij të ndjerë!

Martin Short ka dhënë një nga intervistat më personale të karrierës së tij, duke folur hapur për humbjen tragjike të vajzës së tij, Katherine Short, gjatë një bisede emocionale në “CBS News Sunday Morning”

Aktori dhe komediani e përshkroi vdekjen e saj si “një makth për të gjithë familjen”, ndërsa foli për problemet e shëndetit mendor me të cilat ajo ishte përballur për vite me radhë. Katherine ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Hollywood Hills, ndërsa mjeku ligjor konfirmoi se shkaku ishte vetëvrasja.

Martin Short e krahasoi këtë humbje me vdekjen e bashkëshortes së tij, Nancy Dolman, e cila ndërroi jetë në vitin 2010 pas një beteje me kancerin në vezore.

Shëndeti mendor dhe kanceri janë të dyja sëmundje. Dhe ndonjëherë këto sëmundje janë terminale

-u shpreh ai.

Aktori zbuloi se vajza e tij kishte luftuar për vite me probleme serioze të shëndetit mendor, përfshirë çrregullimin kufitar të personalitetit.

Ajo bëri më të mirën që mundi, derisa nuk mundi më ta bënte

-tha ai me emocion.

Gjatë intervistës, ai foli edhe për nevojën që shoqëria të mos e trajtojë vetëvrasjen si tabu.

Nuk duhet t’i fshihemi fjalës ‘vetëvrasje’. Duhet të pranojmë se mund të jetë faza e fundit e një sëmundjeje

-deklaroi aktori.

Katherine ishte më e madhja nga tre fëmijët e adoptuar të çiftit. Ajo kishte studiuar psikologji dhe sociologji dhe punonte si punonjëse sociale e certifikuar, duke mbajtur gjithmonë një profil të ulët larg vëmendjes publike.

Rrëfimi prekës i Martin Short vjen në prag të publikimit të dokumentarit të tij të ri në

Netflix, “Marty, Life Is Short”, i cili do të ketë premierën më 12 maj dhe trajton si sukseset në karrierë, ashtu edhe humbjet personale që kanë shënuar jetën e tij.