Aktori i njohur Martin Short ka folur hapur për një nga periudhat më të dhimbshme të jetës së tij, duke zbuluar humbjet e rënda familjare që përjetoi në moshë shumë të re.
76-vjeçari mori pjesë në panelin “Netflix Is a Joke Presents: This Better Be Funny with David Letterman” në Los Angeles, ku rrëfeu se para se të mbushte 21 vjeç kishte humbur vëllanë dhe të dy prindërit brenda pak vitesh.
Sipas aktorit, fillimisht ndërroi jetë vëllai i tij i madh, David, të cilin ai e përshkroi si “yllin e familjes”. Tragjedia nuk përfundoi aty, pasi gjatë funeralit të tij, nëna e Martin u diagnostikua me kancer dhe humbi jetën tre vite më vonë. Vetëm një vit pas saj, ndërroi jetë edhe babai i aktorit.
Isha rreth 20 vjeç dhe gjithçka ndryshoi plotësisht
-u shpreh ai gjatë rrëfimit emocional.
Por dhimbja nuk është ndalur vetëm në të kaluarën. Vetëm pak muaj më parë, familja e aktorit u përball me një tjetër humbje të rëndë, pasi vajza e tij, Catherine Short, ndërroi jetë në shkurt të vitit 2026, në moshën 42-vjeçare.
Në deklaratën e familjes thuhej se ata ishin “të shkatërruar” nga humbja dhe kërkonin privatësi për të përballuar dhimbjen.
Edhe pse publiku e njeh për humorin dhe energjinë e tij në skenë, rrëfimi i Martin Short tregoi një anë shumë më personale të jetës së tij, një histori e mbushur me humbje, por edhe me forcë për të vazhduar përpara.