Gossip Showbiz

Selena Gomez ndan emocionet dhe detaje për dasmën me Benny Blanco: “Jam shumë me fat”

Me dasmën që po afron, këngëtarja dhe aktorja amerikane Selena Gomez ka folur hapur për emocionet dhe përgatitjet e saj, duke e përshkruar këtë periudhë si një nga më të veçantat e jetës.

E ftuar në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku ishte së bashku me kolegët e serialit të saj “Only Murders in the Building”, aktorët Martin Short dhe Steve Martin, 33-vjeçarja u pyet nga Fallon rreth martesës së ardhshme me producentin muzikor Benny Blanco.

Është e mrekullueshme. Jam shumë me fat

– u përgjigj Gomez me një buzëqeshje, duke shtuar se “gjithçka po shkon mirë” dhe se ndihet shumë e emocionuar për ditën e madhe.

Në studio nuk munguan edhe batutat. Fallon pyeti nëse kolegët e saj do të ishin pjesë e dasmës, dhe aktori Steve Martin, 80 vjeç, u shpreh me humor se priste ftesën së shpejti. Gomez e pohoi këtë, duke zbuluar madje se Short do të mbajë unazat në ceremoni.

Momenti u bë edhe më argëtues kur Martin Short, 75 vjeç, imitoi personazhin Gollum nga “Lord of the Rings”, duke u ulur në njërin gju dhe duke ngritur dorën lart:

Ja unaza jote, Selena. Merre.

Kjo paraqitje televizive konfirmoi edhe një herë marrëdhënien e ngushtë që Gomez ka me kolegët e saj, si dhe atmosferën e ngrohtë që e shoqëron në këtë periudhë të jetës.

Fansat e saj presin me padurim më shumë detaje rreth dasmës, e cila pritet të jetë një nga ngjarjet më të komentuara të vitit në botën e showbiz-it.