Lifestyle

Maskat që na bëjnë për të qeshur

Përhapja e koronavirusit ka vënë në vështirësi gjithë botën, pasi edhe shtetet më të pasura u gjetën të papërgatitura me armikun e panjohur.

Në mes të pandemisë shumë njerëz kanë shprehur talentet e tyre në fusha të ndryshme.
Duke pasur parasysh përhapjen e shpejtë të koronavirusit, maskat janë kthyer në aksesorin tonë më të domosdoshëm.

Meqënëse maskat janë pjesë e jetës sonë, disa njerëz kanë përdorur mendjen e tyre kreative për të vendosur në fytyrë maskat më qesharake.

Mesa duket njerëzit janë të detyruar ta pranojnë këtë fatkeqësi dhe kanë gjetur një mënyrë argëtuese për ta kthyer maskën në një aksesor më të dashur për ta përdorur.

Tani ju mbetet vetëm të shfletoni galerinë, pse jo të dilni edhe ju një ditë me një maskë komike, kështu do t’ju dhuroni njerëzve buzëqeshje në këto ditë të veshtira.