Tech Top Tech - News

Mateo Kadriu në “Top Tech” na prezanton me iOS 26 dhe ndryshimet e reja që po bëhen në çdo iPhone!

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

iOS 26

iOS 26, iPhone-i duket sikur ka praktikuar lifting dhe trajtim spa me dizajnin e ri “Liquid Glass”. Ikonat shkëlqejnë, widgets reflektojnë dritën, saqë edhe ora në Lock Screen sillet sikur ka fituar konkursin e bukurisë.
Apple Intelligence? Tani është shok klase me ChatGPT. Përkthen live në FaceTime, Messages e Phone, dhe e lexon ekranin më mirë se ti. Sheh një datë? Sygjeron vetë që ta vendosë në kalendar. Po shikon një mobilje në foto? Apple Intelligence e kupton çfarë është dhe të tregon ku ta blesh.
Phone App ka bashkuar Favorites, Recents dhe Voicemail në një ekran të vetëm. Call Screening merr mesazhin e telefonuesit me privat pa të shqetësuar, dhe Hold Assist të njofton kur më në fund del një njeri në call center.
Messages? Tani i ndan të panjohurit në një folder të veçantë, sygjeron vetë sondazhe dhe lejon sfonde custom për çdo bisedë – sepse pse jo. Grupet kanë typing indicator, dhe mund të dërgosh edhe Apple Cash.
CarPlay është bërë më i bukur: mesazhet janë të fiksuara, thirrjet më kompakte dhe widget-at të stiluar për në rrugë. Apple Music përkthen tekstet, Maps mban mend vendet ku ke qenë, dhe Wallet ofron pagesa me këste, boarding pass live dhe shumë më tepër. Po AirPods? Tani bëjnë edhe foto.