Gossip Showbiz

Mbappe flet hapur: “Pa pasionin tim, futbolli do të më kishte neveritur”

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka folur hapur për vështirësitë emocionale që përjetojnë futbollistët, duke theksuar se lodhja shpesh nuk mund të shprehet lirisht për shkak të presionit të madh që i rrethon.

Kur humb një ndeshje dhe thua se je i lodhur, njerëzit e marrin si justifikim. Me çmimin që paguhemi, tifozët mendojnë se duhet të jemi të lumtur çdo ditë

-u shpreh Mbappe.

Sipas tij, lojtarët kanë mundësi të flasin për ndjenjat e tyre vetëm në momente të mëdha suksesi, si fitimi i Kupës së Botës, kur janë “pothuajse të paprekshëm”.

Francezi pranoi gjithashtu se presioni i madh dhe mjedisi toksik i futbollit mund ta kishin larguar prej kohësh nga sporti.

Sinqerisht, nëse nuk do ta kisha këtë pasion, futbolli do të më kishte neveritur shumë kohë më parë

Deklaratat e Mbappes ngrenë në pah sfidat e fshehta me të cilat përballen futbollistët, përtej dritës së reflektorëve dhe lavdisë së fushës.