Health & Beauty

Mbi 3 miliardë njerëz në botë po ushqehen KEQ, ekspertët ngrejnë ALARMIN!

Afërsisht 3,7 miliardë njerëz, gati gjysma e tetë miliardë njerëzve në botë, nuk kanë qasje të sigurt në ushqim të shëndetshëm, një mjedis të pastër ose një pagë të mjaftueshme për të jetuar mirë. Ky është alarmi i ngritur nga komisioni ”Lancet-Eat”, në një raport që zbulon gjithashtu se sistemi global i ushqimit kontribuon me 30% në emetimet e gazrave serë dhe është nxitësi kryesor i shkeljeve të kufijve planetarë, duke ndikuar në klimë, biodiversitet, konsumin e ujërave të ëmbla dhe përdorimin e tokës.

I botuar në ”Lancet”, raporti vlerëson gjithashtu se Dieta e Shëndetit Planetar (PHD), e cila thekson ushqimet natyrale me bazë bimore dhe konsumin e moderuar të produkteve shtazore si mishi dhe qumështi, shoqërohet me një rrezik 27% më të ulët të vdekjes së parakohshme. Miratimi global i këtij modeli dietik mund të parandalojë potencialisht afërsisht 15 milionë vdekje në vit dhe të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kronike si diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare, kancerin dhe sëmundjet neurodegjenerative. Ai gjithashtu mund të ushqejë popullsinë e botës, e cila pritet të arrijë në 9,6 miliardë deri në vitin 2050.

Një numër në rritje i të rinjve po diagnostikohen me kancer kolorektal, një sëmundje që deri pak vite më parë prekte kryesisht të moshuarit. Ekspertët paralajmërojnë se stili modern i jetesës dhe dieta jo e shëndetshme po rrisin ndjeshëm rrezikun, veçanërisht tek brezat Millennials dhe Gen Z. Sipas gastroenterologut Dr. Angad Dhillon, faktorët kryesorë që ndikojnë janë jeta sedentare, obeziteti abdominal, konsumi i duhanit, alkoolit dhe ushqimeve të pashëndetshme.

Një hulumtim i ri që përfshin 10 milionë njerëz dhe shënon analizat më të gjera deri më tani, ka zbuluar një lidhje alarmante midis dietave të pasura me ushqime ultra të përpunuara dhe 32 problemeve shëndetësore, duke përfshirë kancerin, diabetin e tipit 2 dhe çrregullimet e shëndetit mendor. Studiuesit pohojnë se konsumimi i vakteve të gatshme, drithërave me sheqer dhe bukës së prodhuar në masë mund të jetë i dëmshëm për çdo aspekt të trupit.