Aktualitet

Mbi 3 milionë e 700 njerëz të prekur nga Covid-19 në të gjithë botën

Në të gjithë botën, shifrat e të prekurve dhe viktimave nga koronavirusi janë në rritje të vazhdueshme. Deri tani, numërohen mbi 3 milionë e 700 mijë raste e rreth 264 mijë viktima, referuar të dhënave që përditëson universiteti amerikan “Johns Hopkins”. Amerika vijon të jetë më e goditura, me mbi 1.2 milion të infektuar e më shumë se 73 mijë viktima. Për presidentin Trump, ky është sulmi më i rëndë në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkaq, në Kinë vazhdon përmirësimi i situatës nga koronavirusi. Vetëm dy raste të importuara u shënuan 24 orët e fundit, në vendin ku dhjetorin e kaluar u regjistruan të prekurit e parë me COVID-19. Në Kinë janë 82 mijë e 885 të infektuar e 4 mijë e 633 viktima, sipas bilancit zyrtar që jep Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.