Në të gjithë botën janë mbi 4 milionë të infektuar me koronavirus e më shumë se 282 mijë viktima. Amerika vijon të jetë më e goditura ndonëse në 24 orë humbën jetën 776 vetë, numri më i ulët prej muajit mars, ndërsa në total viktimat nga COVID-19/a po i afrohen 80 mijëshit në Shtetet e Bashkuara ku rastet janë më tepër se 1 milionë e 300 mijë.