Joby Aviation po bashkëpunon me Virgin Atlantic për të prezantuar taksi ajrore elektrike në Mbretërinë e Bashkuar. Por, Joby nuk dha një afat kohor se kur planifikon të nisë partneritetin me Virgin në Mbretërinë e Bashkuar. Një zëdhënës i kompanisë tha se do të vinte diku pasi të nisë testimi në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA. Joby shpreson të fillojë testimin në Dubai në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm pasi të dorëzojë aeroplanin e parë eVTOL (ngritje dhe ulje vertikale elektrike) në vend.
Kishte planifikuar gjithashtu të nisë një shërbim komercial në SHBA në vitin 2025, por ky afat kohor mund të shtyhet pasi Joby po punon për të marrë çertifikatat e nevojshme nga Administrata Federale e Aviacionit. Në tetor 2024, kompania tha se ishte afër marrjes së çertifikimit të tipit, që nënkupton miratimin e dizajnit të automjetit. Dhe duhet të marrë certifikatat edhe në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu.
eVTOL i Joby është projektuar për të mbajtur një pilot, katër pasagjerë dhe disa bagazhe. Ai premton të fluturojë me shpejtësi deri në 321km/h, duke e bërë një fluturim nga Leeds në Manchester një udhëtim 15 minuta. Kompania ka deklaruar synimet e saj për të nisur një shërbim taksi ajror në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Korenë e Jugut, Japoni, Indi dhe Australi.
Ndërkaq, ata që u rritën në vitet e 60-ta mund të kujtojnë filmin vizatimor klasik të Hanna-Barbera, ‘The Jetsons’, që përshkruan një të ardhme të afërt ku makinat fluturuese enden në qiell. Ekspertët në Austri thonë se automjeti i tyre i ri do të ngrihet në ajër brenda vetëm disa muajsh duke paralajmëruar një moment historik të ri në transportin e pasagjerëve. CycloTech, një firmë aviacioni me bazë në Linz, ka zbuluar Blackbird, një taksi fluturuese që përdor një sistem shtytës futuristik tërësisht elektrik të frymëzuar nga varkat.