Tech

Dubai/Testohet fluturimi i parë provë i taksisë ajrore!

Dubai po afron me hapa të shpejtë drejt përdorimit të taksive ajrore elektrike për të shmangur trafikun. Kompania Joby Aviation zhvilloi fluturimin e parë provë të taksisë së saj ajrore eVTOL në Emirate, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt lançimit komercial në vitin 2026. Këto taksi ajrore mund të përshkojnë deri në 160 km me shpejtësi deri në 320 km/orë dhe premtojnë të ulin ndjeshëm kohën e udhëtimit, si për shembull nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait në Palm Jumeirah, që do të zgjasë vetëm 12 minuta.

 

Megjithëse çmimet fillestare do të jenë më të larta dhe do t’u drejtohen kryesisht udhëtarëve me të ardhura më të larta dhe synimi është që më vonë të jenë të përballueshme për të gjithë. Ky projekt gjithashtu do të jetë miqësor me mjedisin, pasi taksitë janë plotësisht elektrike dhe pa emetime.

Kompania sllovake, Klein Vision ka arritur një hap të rëndësishëm në inovacionin e transportit, duke certifikuar modelin e saj të avancuar të makinës fluturuese, AirCar 2. Ky automjet futurist ka aftësinë të shndërrohet nga makinë në aeroplan për vetëm 90 sekonda, duke kombinuar komoditetin e lëvizjes tokësore me fleksibilitetin e fluturimit ajror. Joby Aviation po bashkëpunon me Virgin Atlantic për të prezantuar taksi ajrore elektrike në Mbretërinë e Bashkuar.

Por, Joby nuk dha një afat kohor se kur planifikon të nisë partneritetin me Virgin në Mbretërinë e Bashkuar. Një zëdhënës i kompanisë tha se do të vinte diku pasi të nisë testimi në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA. Joby shpreson të fillojë testimin në Dubai në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm pasi të dorëzojë aeroplanin e parë eVTOL (ngritje dhe ulje vertikale elektrike) në vend.