Mbyllet votimi në Kosovë, teksa menjëherë më pas kanë nisur të dalin edhe Exit Poll-et e para.
Sipas Exit Poll-it të mediave në Kosovë, në përqindje, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 40.3%, PDK-ja 21.4%, LDK-19.3, ndërsa AAK-ja 7.2.
Ulëset sipas rezultateve të Exit Poll-it:
VV: 46 deputetë
PDK: 24 deputetë
LDK: 22 deputetë
AAK: 8 deputetë
Deri në këto momente, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 74 për qind të qendrave të votimeve apo 1890 nga 2533.
Sipas të dhënave në faqen zyrtare, nga 1 milionë e 970 mijë e 944 persona me të drejtë vote, kanë votuar 642 mijë e 838 apo 32.62 për qind.
Sakaq, Exit Pollet e para nga mediat në Kosovë kanë treguar Lëvizjen Vetëvendosje me rezultatin 40 për qind, apo nën këtë shifër.
Opozita në anën tjetër, ka shënuar rritje nga zgjedhjet e vitit 2021.
Pas mbylljes së qendrave të votimit, ka filluar numërimi i votave të hedhura nga qytetarët e Kosovës, për deputetët e parlamentit.
Për herë të parë mediat e akredituara lejohen të vëzhgojnë procesin e numërimit të fletëvotimeve në vendvotime për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës.