Aktualitet

Me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë!

Ndërsa u finalizua operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”, një 35-vjeçare në Mirditë u arrestua nga policia, pranë kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për në qytetin e Rrëshenit.  Gjatë kontrolleve të kryera për goditjen e rasteve të armëmbajtjeve pa leje, rezultoi se në automjetin e saj tip “Golf” kishte një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi policor: 

Qarkullonte me automjet e armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçarja. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti.

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetase qarkullonte e armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”.

Si rezultat i operacionit, në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për qytetin e Rrëshenit, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip “Golf”, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasja e armatosur, dhe e ndaluan për kontroll.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasja J.B., 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, Mirditë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.