Mbrëmjen e kaluar këngëtarja e famshme Selena Gomez ka zbuluar detajet e shumëkërkuara nga albumi i saj më i ri që titullohet “Rare”.
Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, 27-vjeçarja ka ndarë me publikun kopertinën e këtij albumi duke theksuar se ai do të publikohet më 10 janar dhe ajo pret me padurim që të gjithë të dëgjojnë zemrën e saj.
Ky album që është shumë personal për Selenën do të përmbajë projekte muzikore me këto tituj; “Rare”, “Dance Again”, “Ring”, “Vulnerable”, “People You Know”, “Let Me Get Me”, Crowded Room”, “Kinda Crazy”, “Fun”, “Cut You Off”, “A Sweeter Place” e të tjera.