Një 65 vjeçare që udhëtonte drejt Greqisë u procedua penalisht pasi u kap në Pikën Kufitare të Kakavijës me një shumë prej 25 mijë eurosh të padeklaruara.
Gjatë një kontrolli rutinë nga shërbimet policore në dalje të Shqipërisë, në çantën e shtetases D.K., banuese në vendin fqinj, u gjet shuma e konsiderueshme në euro, që nuk e kishte deklaruar sipas detyrimit ligjor për vlerat monetare që tejkalojnë kufirin e lejuar.
Në vijim të veprimeve procedurale, Policia referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ku është nisur procedimi penal për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Shuma prej 25 mijë eurosh u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.