E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Xheni Pjetri nga Aiyana Clinic, për të folur për trajtimin më inovativ të lëkurës, që të rinon gati 10 vite, pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale…
A ka pasur burra që kanë ardhur në klinikën tuaj për të bërë trajtime të fytyrës anti-rudhë PLEXR?
Patjetër. Madje djemtë janë ndërgjegjësuar tani dhe mund të kryejnë trajtime anti-rrudhë pa problem.
Më shpesh kemi gratë që sjellin burrat për të bërë PLEXR. Djemtë tani janë shumë të informuar për trajtimet estetike dhe vajzat janë gjithmonë e më kërkuese ndaj inovacioneve. Atyre u shpjegohet çdo procedurë, u shpjegohet çdo ecuri dhe rezultati.
Cila është mosha më e re që mund ta bëjë trajtimin PLEXR?
Fytyrën komplet e bëjnë mosha mbi 40 vjeç, që kanë nevojë për një lifting në komplet fytyrën. Ndërsa ata që janë më të rinj mund ta kryejnë në pjesë të caktuara si procedurë. Më e shpeshta që mund të bëhet në moshën 30 vjeç është zona e kapakëve të syrit. Po ashtu në momentin që kemi njolla apo shenja post akne që mund të kenë persona më të rinj në moshë, mund të aplikohet. Edhe nëse duan të japin një rigjenerim në fytyrë mund ta kryejmë pa problem.
Sa është kostoja e këtij trajtimi dhe a është i përballueshëm nga të gjithë?
Mendoj që është shumë i përballueshëm për pjesën e rezultatit që jep. Mund ta përballojnë të gjithë, se nëse do bëjnë kirurgji do jetë 5-fish më shumë. Kështu që për rezultatin që jep, vërtet ia vlen.
Si është reagimi i zonjave pasi bëjnë këtë procedurë?
Janë shumë të lumtura dhe mua më gëzon shumë fakti që çdo pacient e shpreh lumturinë. Unë e pëlqej shumë këtë procedurë sepse i ndjek pacientët dhe ndihem shumë e afërt me ta. Ato 7 ditë rikuperimi i pyes se si ndihen dhe gradualisht ti e shikon rezultatin dhe automatikisht ke një afrimitet me pacientin. Në momentin që shikojnë rezultatin, të falënderojnë dhe të urojnë dhe është një kënaqësi shumë e madhe, ndihesh mirë.