Mediat e Kosovës bëjnë me dije se deri më tani janë vrarë 7 nga 30 sulmues serbë në veri të Kosovës. Paraprakisht mendohet se grupi i kriminelëve serbë përbëhet nga njësia speciale ‘Kobra’ dhe ‘Brigada 72. Ende nuk ka një konfirmim nga policia e Kosovës për këto të dhëna të fundit.
I veshur me uniformë të Njësisë Speciale Serbe ‘Kobra’, publikohet fotoja e njëri prej sulmuesve serbë të vrarë në veri të Kosovës
Është publikuar foto e njërit prej sulmuesve serb të vrarë nga policia e Kosovës, i cili duket me uniformë të Njësisë Speciale Serbe ‘Kobra’. Sulmuesi serb dyshohet se është vrarë me snajper në kokë, ndërsa në krah ka edhe kallashnikovin.
Mediat e Kosovës bëjnë me dije se deri më tani dyshohet se janë vrarë 7 nga 30 sulmues serbë në veri të Kosovës. Paraprakisht mendohet se grupi i kriminelëve serbë përbëhet nga njësia speciale ‘Kobra’ dhe ‘Brigada 72.
Çfarë dihet deri më tani:
Zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielës.
Policia më vonë gjatë ditës e ka konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve dhe arrestimin e një tjetri, gjatë këmbimit të sulmeve me armë zjarri në atë pjesë.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se Manastiri në Banjskë është kthyer në “burim të sulmeve”.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka bërë thirrje sulmuesve që të dorëzohen, pasi sipas tij, Policia i ka rrethuar.
Autoritetet e Kosovës e kanë dënuar sulmin ndaj Policisë dhe e kanë fajësuar Serbinë për të.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar ashpër vrasjen e zyrtarit policor. BE-ja ka bërë thirrje për vërtetim të fakteve dhe nxjerrje të autorëve para drejtësisë.
Përfaqësuesi i Qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin niset sot drejt Kosovës.
Pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinje dhe Bërnjak, janë mbyllur për qarkullim.
Presidenti i Serbisë, Aleksadnar Vuçiq do t’i drejtohet kombit në pasditen e së dielës.