Jason Knauf, ish ndihmësi mbretëror, ka vendosur të flasë publikisht për pretendimet e tij se Meghan Markle ka abuzuar me stafin e ri të Pallatit Kensington.
Ai ka theksuar se nuk pendohet për këto pretendime dhe ka punuar për Princin William dhe Kate Middleton nga viti 2015 deri në vitin 2021.
Pas udhëtimit të parë të William dhe Kate pas dasmës, Knauf dërgoi një e-mail të brendshëm ku shprehte shqetësimin për trajtimin e Meghan ndaj punonjësve të Pallatit Kensington.
Markle ka mohuar akuzat, duke i quajtur ato pjesë të një fushate shpifjesh. Në një e-mail të publikuar nga The Times në vitin 2021, Knauf shprehej se ishte i shqetësuar për largimin e dy asistentëve personalë të Meghan për shkak të abuzimeve.
Ai gjithashtu theksoi se kishte pasur disa raporte nga individë që kishin qenë dëshmitarë të sjelljeve të papranueshme të Dukeshës.
Ndërkohë, Knauf ka komentuar se ishte sfidues për të të ishte në qendër të vëmendjes publike pas publikimit të e-mailit të tij, por tha se nuk do të ndryshonte asgjë nga ajo që ka bërë. Ai gjithashtu ka uruar Meghan dhe William për të mirat e familjes së tyre.
Për t’u kujtuar, Markle ka publikuar së fundmi markën e saj “As Ever” dhe ka njoftuar se emisioni i saj do të nisë së shpejti.