Celebrities Health & Beauty

Meghan Markle rri zbathur dhe sa mirë që i bën shëndetit!

Meghan Markle ka disa zakone në shtëpi. Dukesha e Sussex-it, bashkëshortja e Princit Harry është një adhuruese e të qëndruarit zbathur në mjediset e shtëpisë dhe ka zbuluar se mysafirët i pret në këtë mënyrë në rezidencën e tyre prej gati 40,000 metrash katrorë në Montecito, Kaliforni.

Kjo ndihmon që të gjithë të ndihen rehat dhe është e lidhur me një praktikë mirëqenieje të quajtur “grounding”.

Meghan Markle dhe “kontakti me tokën”

Meghan zbuloi se gjithashtu ia prezantoi veten zbathur Princit William dhe kur takoi për herë të parë kunatën e saj të ardhshme, Princeshën Kate Middleton:

Edhe kur Will dhe Kate erdhën për darkë, mbaj mend që kisha veshur xhinse të grisura dhe isha zbathur.

Një foto e saj në Instagram, po ashtu e tregon zbathur me vajzën e saj 4 vjeçare Lilibet. Disa skena në serialin televiziv, “Me dashuri, Meghan”, e paraqesin pa gjë në këmbë ndërsa gatuan ose merret me kopshtari. Kjo praktikë thuhet se motivohet nga mirëqenia, parimi mbi të cilin bazohet “vendosja në tokë”.

“Grounding”: Çfarë është dhe pse është i mirë për ju

Eshtë një teknikë që ju ndihmon të rilidheni me të tashmen, trupin dhe emocionet tuaja. Praktikohet përmes ushtrimeve që ju ndihmojnë të rifitoni vetëdijen e të qetësoni ankthin dhe stresin. Disa ushtrime përfshijnë ndjesinë e peshës së trupit tuaj në tokë, përqendrimin në ndjesitë fizike si kontakti me tokën ndërsa ecni zbathur në bar ose në rërë dhe frymëmarrjen e thellë. Praktika të tjera përqendrohen në bashkëveprimin me mjedisin përreth përmes shqisave.

Interneti është gjithashtu në dijeni të dietës së Dukeshës së Sussex-it, e cila ndjek një dietë të ekuilibruar “flexitariane” (domethënë, kryesisht vegjetariane, por pa përjashtuar plotësisht konsumin e herëpashershëm të mishit, peshkut e të tjera produkteve shtazore), është pa gluten e vegane.