Pas shumë thashethemeve dhe spekulimeve që kanë qarkulluar për një kohë të gjatë, reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka konfirmuar lidhjen e saj me menaxherin Granit Muhaxheri.
Ajo ka ndarë disa foto në Instagram, ku shfaqet së bashku me të, duke treguar se marrëdhënia e tyre është shumë e fortë dhe e konsoliduar.
Postimet e Melindës janë bërë të dukshme për fansat e saj, ku në të ajo ka shkruar duke pohuar:
Burri im… jam shumë mirënjohëse për ty… ke një zemër flori.
Kjo ka shtuar dyshime se ata mund të jenë të martuar, duke lënë pas aludimet dhe spekulimet për jetën e tyre private.