Botë e Çuditshme Gossip

Mendojmë se ju kemi gjetur punën e ëndrrave, një milioner australian po kërkon një asistent që do të udhëtojë me të nëpër botë!

Milioneri australian Matthew Lepre është në kërkim të një personi që do të udhëtojë me të nëpër botë dhe për këtë ofron një pagë prej 35 mijë eurosh. 31-vjeçari në kohën e lirë udhëton nëpër botë, ndaj kërkon një asistent që t’i bashkohet në udhëtimet e tij. Lepre ndërtoi perandorinë e tij të biznesit përmes kurseve të trajnimit të biznesit në internet, pasi mbaroi universitetin në moshën 23-vjeçare.

Për shkak të nevojave të punës së tij, ai në pesë vitet e fundit ka vizituar 30 vende. Ai u shpreh se:

Kërkoj një person të zellshëm që të më ndihmojë në biznesin tim. Më duhet një dorë e djathtë që të më ndihmojë në udhëtime dhe në detyra administrative.

Përveç ofrimit të mundësisë për të udhëtuar nëpër botë me shpenzimet e udhëtimit të paguara, milioneri ofron një pagë prej 35 mijë eurosh dhe asistenti i ri do të mund të drejtojë makinat e tij të shtrenjta. Ju mund të aplikoni për punë përmes faqes së tij të internetit Ecom Warrior Academy.