I ftuar në emisionin e sotëm të “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë moderatori Meriton Mjekiqi. Ai ka startuar mbrëmjen e 10 Janarit emisionin e tij të ri në ekranin e Top Channel, “A je bre normal”. Kjo është një ndër intervistat e tij të para që pas daljes nga edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania, ndaj pyetjet kësaj eksperience nuk kishin si të mos mungonin.
Është penduar për ndonjë gjë nga ky rrugëtim?
Ndoshta në 2-3 pika edhe jam penduar. Në dhomën e bardhë do reagoja në disa situata në formë tjetër. Aty jam penduar pak që s’kam reaguar. Për shembull ndryshe do kisha fjetur me të dyja. (Eglën dhe Ilnisën)