Gossip Showbiz

Merr fund mes Eglit dhe Gjestit? “Nuk kam asnjë ndjenjë…”

Mbrëmjen e kaluar, pas përfundimit të Prime-it, Egli dhe Gjesti diskutuan për raportin e tyre. Gjesti shprehu mendimin se Egli meriton dikë më të mirë dhe më të sjellshëm se ai, një koment që duket se nuk u prit mirë nga Egli.

Ti meriton një djalë më të mirë dhe më të sjellshëm se unë

Gjatë bisedës, Gjesti e shpalli se nuk është ai djali që Egli meriton, por Egli e kundërshtoi duke i thënë që nuk mund të jetë ai që të vendosë se çfarë meriton.

Në momentin kur Gjesti u shpreh se nuk ndiente asgjë për të, Egli e sfidoi duke e kujtuar se vetëm disa sekonda më parë ai kishte thënë se kishte ndjenja për të.

Para 20 sekondash the që ndjej diçka, se po më bën të dukem si dikush tjetër këtu

Pas këtij ndryshimi të papritur, Gjesti insistoi se nuk kishte asnjë ndjenjë ndaj saj.

Betohem në Zot që nuk ndjej asgjë për ty

Ky dialog ndodhi pas tensioneve të krijuara mes tyre dhe nxiti reagime të shumta nga audienca, duke e bërë këtë bisedë një nga momentet më të diskutuara të natës.