Erion Veliaj lihet në arrest me burg.
U zhvillua seanca në Apelin e GJKKO ndaj Erion Veliajt, kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, i cili u la në burg.
Burime për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha, bëjnë me dije se kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm në sallë.
Kryebashkiaku u përfaqësua nga avokati tij Ermir Beta. I pranishëm ishte Elman Abule me avokaten Romina Zano.
Veliaj kërkoi masë më të butë sigurie, duke ofruar dhe vënë në dispozicion garanci pasurore, por pa përcaktuar një shumë, duke ia lënë në vlerësim gjykatës. Më herët, po përmes avokatëve, Veliaj ka dërguar rekurs edhe në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë. Ende nuk është caktuar data e shqyrtimit dhe trupa gjykuese.
Erion Veliaj është nën hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash e ndodhet në arrest me burg prej 4 muajsh.
Vijon…