Gossip Showbiz

Mesazh shumë emocionues për Gjestin në “Big Love” nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Gjesti ka marrë një mesazh emocionues gjatë ditës së sotme nga aplikacioni ‘Big Love’, i cili ka përfshirë një mesazh të veçantë nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kur e pa mesazhin, të gjithë banorët e duartrokitën, ndërsa këngëtari pejan u ngrit për ta lexuar. Në mesazh thuhej:

Përshëndetje Gjesti, të duam të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, respekt mbret

Gjesti ka përgjigjur me falënderime, duke thënë:

Ju ruajt Zoti vëlla, ty edhe familjen, të gjithë veteranët… Dëshmorët që kanë rënë për ne sot të gëzojmë të gjithë lirinë. Faleminderit shumë

Pas këtij mesazhi, ai ka marrë përkrahje të shumtë nga artistë të tjerë dhe familjarë, të cilët shprehën mbështetje për të përmes këtij aplikacioni.

Gjesti duket se vazhdon të mbetet një nga konkurrentët më të preferuar të edicionit aktual të Big Brother VIP.