Fashion Live From Tirana

“Mesazhe me anë të rrobave”/Mbi 400 produkte për femra dhe meshkuj, ja se çfarë mund të gjeni tek ‘Shq1pe’…

Të ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, kanë qenë Ervin Toro, një shqiptar i suksesshëm në Amerikë, si dhe Brumo Shemsho, për të folur për markën e veshjeve ‘Shq1pe’, mjaft e njohur në SHBA por jo vetëm. Si lindi ideja e këtij biznesi me identitet shqiptar?

Çfarë mund të gjejmë tek Shq1pe?

Ne kemi website-in Shq1pe.com, aty mund t’i porosisësh online sepse nuk ka dyqan fizik, çdo gjë bëhet online. Ne gjithashtu kemi dërguar produktet tona edhe në Evropë dhe deri në Australi, që kanë prenotuar nëpërmjet website-it. Vetëm që posta kushton pak. Ne kemi mbi 400 produkte për femra dhe meshkuj. Janë rroba që i vesh përditë, rroba casual, urban style, American style. Ka dhe rroba që i vesh kur bën palestër apo ke një lloj aktiviteti. Jam munduar ta bëj sa më casual si brend. Jam munduar të bëj dhe mesazhe me anë të rrobave, që janë mesazhe rreth kulturës. Kjo që është GOAT, përfaqëson Skënderbeun. Kemi rroba që kanë mesazhe, kanë alfabetin shqip për të promovuar gjuhën. Jam munduar të bëj diçka ndryshe përveç logos.