Masa të jashtëzakonshme sigurie për legjendën e futbollit argjentinas, Lionel Messi, i cili ndodhet në kryeqytetin e Indisë. Messi ka mbërritur në Delhi për etapën e fundit të turit 4-ditor indian. Më parë u ndal në Kalkuta, Hyderabad e Mumbai.
Pas kaosit në Kalkuta, ku një turmë tentoi ta takonte me “dhunë”, në kryeqytetin e Indisë masat e sigurisë ishin shumë të rrepta. Sipas Ndtv, Messi dhe njerëzit e tij kanë prenotuar një kat të tërë në hotelin që kishin zgjedhur.
Gjithmonë sipas Ndtv, stafi i yllit të futbollit ka organizuar disa takime me dyer të mbyllura me VIP-a dhe biznesmenë, që kanë paguar secili 10 milion rupi, rreth 93 mijë euro. Futbollisti ka në axhendë takime edhe me disa zyrtarë të lartë të parlamentit, krahas pjesëmarrjes në një event në stadium, me përfaqësues të “Minerva Academy”, që ka fituar 3 trofe në futbollin e të rinjve.