Celebrities Showbiz

“Mezi pres të të tregoj botën…”/Dedikimi emocional i Arbana Osmanit në ditëlindjen e djalit të saj!

Sot moderatorja shumë e dashur për publikun Arbana Osmani ka një arsye tepër të veçantë për të festuar. Djali i saj i madh, Joni feston ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga e ëma. Arbana ka publikuar në Instagram disa foto të ndryshme të çdo viti të jetës së djalit, të cilat i ka shoqëruar me një dedikim emocionues. Ndërkaq krahas fotove Arbana ka shkruar këto fjalë:

Dita më e bukur e jetës sime ka qenë kur linde ti o Joni dhe çdo ditë pas saj akoma më e bukur me ty; Je lumturia ime dhe shpirti më i pastër që ekziston; Gëzuar ditëlindjen shoku im i udhëtimeve, mezi pres të të tregoj botën, Mama! 

https://www.instagram.com/p/Ca39iJ0gDfq/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3c5269fa-38b3-4b40-bb26-6882d3076eb0

Rikujtojmë se Arbana ka dhe një djalë tjetër me partnerin e saj Eduart Grishaj dhe së fundmi ka deklaruar se është në pritje të ëmbël, pra ëmbëlsia e ekranit pritet të nënë për herë të tretë. Pas gjithë bujës së një spektakli gjigant e plot dinamikë si ‘Big Brother VIP’ dhe një lajmi kaq të bukur, Arbana vendosi të largohet për disa pushime familjare. Ndërkaq, pas përfundimit të “BBV”, a do të rikthehet menjëherë në televizion pas Arbana? Mesa duket jo! Prezantuesja na ka treguar se do të marrë fillimisht një pauzë.