Gossip Showbiz

Mick Jagger fejohet për herë të tretë me partneren e tij prej një dekade, Melanie Hamrick?

Ikona e rock-ut, Mick Jagger, është fejuar me partneren e tij prej më shumë se dhjetë vitesh, balerinën amerikane Melanie Hamrick.

Lajmin e konfirmoi vetë 37-vjeçarja në një intervistë për revistën “Paris Match”, duke zyrtarizuar kështu fejesën e tretë të këngëtarit legjendar të The Rolling Stones.

Dyshja u njohën për herë të parë në shkurt të vitit 2014, gjatë një koncerti të Rolling Stones në Tokio.

Melanie, atëherë vetëm 26 vjeçe dhe pjesë e trupës së njohur “American Ballet Theatre”, ishte në prapaskenë kur Jagger e përshëndeti për herë të parë. Që atëherë, lidhja e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes.

Shtatë vite më vonë, ata u bënë prindër të një djali, të quajtur Deveraux. Sipas burimeve pranë çiftit, Jagger ka ndryshuar ndjeshëm falë këtij kapitulli të ri në jetën e tij.

Mick ka ndryshuar tërësisht. Dikur kishte lidhje të shkurtra, por tani është gjithmonë me Melanie dhe Deveraux gjatë turneve. Ata janë gjithmonë bashkë si një familje – dhe kjo e bën atë të lumtur

Megjithatë, lidhja e tyre nuk ka shpëtuar pa kritika, kryesisht për shkak të diferencës së madhe në moshë mes tyre. E pyetur për këtë çështje, Melanie u shpreh për “The Sunday Times”:

Nuk e mendoj këtë gjë. Të gjithë kanë opinionin e vet. Nëse fillon të merresh me mendimet e të tjerëve, sado ku të jesh në jetë, do të kesh gjithmonë probleme.

Aktualisht, çifti ndan jetën mes dy vendeve – një apartament në qira në New York dhe një kështjellë buzë lumit Loire në Francë, ku edhe djali i tyre ndjek shkollën.

Fejesa e re e Jagger vjen si një surprizë e bukur për fansat e tij, duke i dhënë një tjetër dimension jetës së artistit që ka dominuar skenën muzikore për dekada.