Aktualitet

Ministria e Jashtme paralajmëron për faqe false vizash: Kujdes!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka njoftuar se, gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura në internet, është konstatuar një faqe e ngjashme me atë zyrtare të aplikimit për vizë për shtetasit e huaj që duan të vijnë në Shqipëri.

MEPJ sqaron se kjo faqe nuk ka autorizim nga autoritetet shqiptare për të ofruar shërbime ose informacion mbi procedurat e vizave.

Ministria thekson se faqja e vetme zyrtare për aplikime vizash elektronike është  e-visa.al

MEPJ bën thirrje që qytetarët dhe të interesuarit të përdorin vetëm këtë burim për të shmangur çdo abuzim të mundshëm.

Autoritetet e sigurisë kibernetike dhe ligjzbatuese po marrin masa për bllokimin e çdo aktiviteti të paligjshëm dhe ndjekjen e personave përgjegjës sipas ligjit.