Taylor Swift dhe Blake Lively po përpiqen të rindërtojnë marrëdhënien e tyre, por miqësia nuk është më si dikur.
Një burim për revistën “People” ka bërë të ditur se dyshja nuk kalon më aq kohë bashkë dhe se besimi mes tyre është ende në proces shërimi.
Sipas raportimeve, përfshirja e pavullnetshme e Swift në betejën ligjore mes Lively-t dhe aktorit/regjisorit Justin Baldoni – i përfshirë në projektin filmik “It Ends With Us” – ka shkaktuar tensione dhe ka sjellë një ftohje në raportin e tyre.
Megjithatë, mësohet se ato kanë rifilluar të komunikojnë në prill, edhe pse miqësia e afërt që kishin dikur nuk është rikthyer plotësisht.
Prej asaj kohe janë shfaqur shpesh bashkë në publik dhe rrjete sociale, por kohët e fundit raportet mes tyre kanë qenë më të rezervuara.
Fansat shpresojnë që dy yjet të kapërcejnë këtë periudhë të ftohtë dhe t’i rikthehen lidhjes së ngushtë që i karakterizonte dikur.