Film & Tv

“Mission: Impossible – The Final Reckoning” vjen EKSKLUZIVISHT në Cineplexx një javë para premierës botërore!

“Mission: Impossible – The Final Reckoning” vjen EKSKLUZIVISHT në Cineplexx një javë para premierës botërore, më 17 maj – 20:00!

Vetëm në Cineplexx – para gjithë botës! Premiera botërore është në datën 22 maj.

Misioni përfundimtar po afron. “Mission: Impossible – The Final Reckoning”, pjesa e fundit e sagës legjendare me Tom Cruise, do të shfaqet ekskluzivisht në Cineplexx Albania që nga 17 maji, një javë para premierës botërore! Pas gati 30 vitesh aksion dhe adrenalinë, historia e Ethan Hunt po shkon drejt përmbylljes. Ky film shënon një moment historik jo vetëm për fansat e sagës, por për kinemanë në tërësi.

TOM CRUISE – Ikona e padiskutueshme e aksionit në kinema

Me përkushtimin e tij ekstrem për skenat pa dublant, Tom Cruise ka transformuar industrinë e filmave aksion. Ai nuk është vetëm protagonist, por forca lëvizëse pas suksesit të Mission: Impossible. Me “The Final Reckoning”, ai rikthehet për herë të fundit në një rol që e ka përcaktuar për dekada dhe që ka ngritur standardet e zhanrit.

Pse nuk duhet ta humbasësh këtë premierë:

Një super produksion kinematografik me skena spektakolare dhe tension në çdo sekondë.
Ekskluzivitet botëror – vetëm në Cineplexx, një javë para gjithë botës.
Fundi i një epoke – përmbyllja e sagës që ka frymëzuar breza të tërë.

Biletat janë tashmë në shitje! Rezervo vendin tënd në Cineplexx dhe bëhu pjesë e historisë së kinemasë. www.cineplexx.al