Food & Drink Health & Beauty

Mjalti është metoda e duhur për të evituar gërhitjen?

Mund të duket si një truk i thjeshtë nga kuzhina, por një lugë mjaltë para gjumit mund të jetë çelësi për një natë më të qetë – pa gërhitje. Ekspertët e gjumit sugjerojnë se ky “superushqim” i artë nuk është vetëm një ëmbëlsues natyral, por edhe një aleat i fuqishëm kundër gërhitjes.

Falë vetive të tij anti-inflamatore dhe antimikrobiale, mjalti ndihmon në qetësimin e fytit dhe reduktimin e irritimit që shkakton dridhje të rrugëve të frymëmarrjes – një nga arsyet kryesore të gërhitjes.

Mjalti vepron si një lubrifikues natyral i grykës, duke ndihmuar që rrugët e frymëmarrjes të qëndrojnë të hapura dhe më pak të irrituara gjatë natës

Mjafton një lugë mjaltë i pastër para se të flini, ose i tretur në ujë të ngrohtë, çaj kamomili apo çaj xhenxhefili, për ta bërë këtë ritual të thjeshtë pjesë të përditshme të një gjumi më të qetë.

Por përfitimet e mjaltit nuk ndalen me kaq. Ai ndihmon edhe në:

– Lehtësimin e kollës dhe fytit të acaruar

– Përshpejtimin e shërimit të plagëve dhe djegieve

– Uljen e tensionit të gjakut

– Forcimin e sistemit imunitar

– Furnizimin e trupit me antioksidantë, veçanërisht në variantet më të errëta të mjaltit

Pra, herën tjetër që zgjoheni nga gërhitja – apo partneri juaj – mos e neglizhoni fuqinë natyrale të një lugë mjaltë. Mund të bëjë diferencën!