E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë modelja Sara Gjoka, e cila është dhe pjesë e rubrikës “Trotuar” në “E Diell”, apo edhe në “Procesin Sportiv” në Top Channel. Ajo ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj private, personazhet VIP të cilët kanë flirtuar me të, por po ashtu duke u ndalur edhe tek sherri i bujshëm i ndodhur mes saj dhe Xheneta Fetahut…
E pyetur nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje estetike, Sara u përgjigj:
Nuk ka asgjë të keqe të bësh ndërhyrje, unë nuk i gjykoj ato femra që kanë bërë ndërhyrje, në momentin që nuk u pëlqen vetja…
Po, unë kam bërë hundën.
Po buzët?
Hundën edhe buzët. Por buzët shumë pak. Gocat marrin vesh, është një 0,5…
Çfarë ndryshimi kanë buzët që bëhen?
Nuk kanë asnjë ndryshim, është thjesht fiksimi i vajzave për të ndryshuar diçka tek vetja.