Gossip Showbiz

Modelja shumë e njohur zbulon se është në pritje të ëmbël?

Olivia Culpo dhe Christian McCaffrey kanë njoftuar se do të bëhen prindër për herë të parë. Modelja dhe aktorja 32-vjeçare, së bashku me lojtari 28-vjeçar i San Francisco, e shpallën lajmin me një postim emocionues në Instagram, ku Culpo shkroi:

Kapitulli tjetër: Mëmësia


Ajo shoqëroi postimin me imazhe bardh e zi nga fotosesioni i saj i shtatzënisë, ku shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, e gjunjëzuar dhe duke mbajtur dorën nën bark.

Çifti u martua në qershor të vitit 2024, dhe para dasmës, Olivia kishte theksuar rëndësinë e saj, duke e quajtur martesën një “bashkim të shenjtë”.

Ajo gjithashtu kishte shprehur dëshirën për të pasur fëmijë menjëherë pas martesës me yllin e NFL.