Aktualitet

Momenti i mbërritjes së Veliajt në Kushtetuese, me pranga dhe i buzëqeshur!

I rrethuar nga policë, kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese. U prit me brohoritje nga qytetarë që thërritën: Forca lali!

I prangosur dhe nën shoqërinë e masave të rrepta të sigurisë, Veliaj zbriti i buzëqeshur rreth orës 09:30 nga furgoni i policisë ku e prisnin gazetarët, të cilët po ndjekin hap pas hapi seancën e sotme.

Përfaqësuesit ligjorë të Veliajt në seancën e sotme në Kushtetuese janë Ermal Yzeiraj e Alban Dokushi.

Seanca nis në orën 10:00, me relatore Sonila Bejtjan. Më herët, Kushtetuesja njoftoi praninë e Veliajt në seancë, pasi kishte shprehur vullnetin e tij. Për këtë arsye, gjykata kërkoi nga Drejtoria e Burgjeve marrjen e masave për ta shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit, ku ndodhet prej muajit shkurt. Po ashtu u njoftua SPAK-u.