Celebrities Gossip Showbiz

Monika e ka të sigurt se kush do të jetë finalisti i rradhës i “BBV” dhe këtë nuk ngurron t’ia shprehë Ilirit!

Kudo po diskutohet për ta. E kemi fjalën për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pikërisht për ata që prej më shumë se 100 ditësh jetojnë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Teksa dita-ditës po i afrohen gjithnjë e më shumë finales, banorët po i ndjejnë ethet që vijnë e shtohen.

Ka qenë Monika ajo që mbrëmjen e djeshme ka ndarë një bisedë lidhur me finalistët e “Big Brother Vip” së bashku me Ilirin. Konkurrentja është shprehur duke i thënë Ilirit se nëse do të ketë nominime do u duhet të zgjedhin midis vajzave që ndodhen në shtëpi.

Jam e sigurt që edhe Donaldi është finalist. Jam miliard përqind e sigurt. Nominimet mbeten me 3 femra. 

Iliri e ka pohuar se Donaldi është finalist, por pas këtij momenti biseda është mbyllur duke mos i diskutuar më tej nomiminet pasi siç dihet tanimë është një rregull i thyer nga produksioni ku jo pak banorë e ish-banorë janë dënuar.

https://www.instagram.com/p/CZgmIGhh5Bo/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b4ab32e0-6aa2-4a29-9548-70b2863c97dd

Rikujtojmë se para pak ditësh ne në Top Albania Radio, ngritëm një sondazh në faqen tonë të Web-it. Ne kemi pyetur ndjekësit se cili nga banorët e “Big Brother VIP” meriton të shkojë në finale. Tashmë kanë mbetur vetëm 6 banorë, me largimin e Tanit dhe si pasojë e një televotimi nga publiku është zgjedhur banori i parë që do të shkojë në finale, që është Iliri. Mësoni përgjigjet duke klikuar në këtë link.