Teksa temperaturat sa vjen e rriten, me siguri ju nuk po mund të gjeni pak rehati teksa flini. Ndoshta ju keni pyetur veten nëse do të ishte një ide e mirë që të flini të zhveshur pa asnjë copë në lëkurën tuaj, por ndoshta kjo nuk ishte ideja më e mirë që keni patur ndonjëherë.
Të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është gjumi me humor, lëkurë dhe memorie më të mirë, vetëm disa nga përfitimet e pafundme të tij. Problemi është se të dish se si të flesh natën mund të jetë e ndërlikuar në momentet më të mira. Lexoni më tej për të zbuluar se si të bëni një gjumë më të mirë gjatë natës dhe arsyeja befasuese pse zhveshja në shtrat mund të mos jetë ideja më e mirë.
Arsyeja pse ne kemi kaq vështirësi për të fjetur kur është vapë është se ne mbështetemi në një ftohje të temperaturës së trupit si një stimul për gjumë.
Dr Sophie Bostock, eksperte e gjumit shpjegon:
Mbrëmjet e lehta gjithashtu inkurajojnë trupin tonë të qëndrojë zgjuar dhe na ndalon të çlodhemi siç duhet para gjumit. Ajo tregon një hulumtim që sa herë që ka një rritje të temperaturës, sasia e gjumit që marrim bie… Nëse flini pa rroba, dobësohet imuniteti juaj.
Ndaj, ndoshta herën e ardhshme që mendoni të flini të zhveshur, ndoshta është momenti ta rimendoni zgjedhjen tuaj. Ndërkohë, nëse pyesni veten se si duhet t’i mbani dritaret përgjatë ditëve të nxehta, ia vlen të mësoni mendimin e ekspertëve.