Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Mos e hidhni më lëkurën e portokallit! Përfitimet për trupin dhe shëndetin do t’ju surprizojnë!

Lëkura e frutave konsiderohet një burim i rëndësishëm vlerash ushqyese, por pak njerëz e dinë se lëkura e portokallit fsheh përfitime të shumta për shëndetin. E pasur me vitaminë C, fibra dhe përbërës aktivë, ajo mund të ndikojë pozitivisht në organizëm në disa mënyra.

Sipas ekspertëve, lëkura e portokallit mund të ndihmojë në humbjen në peshë falë përmbajtjes së lartë të fibrave dhe numrit të ulët të kalorive, duke ndihmuar në kontrollin e oreksit dhe në parandalimin e grumbullimit të yndyrës në trup.

Ajo ndikon gjithashtu në përmirësimin e sistemit tretës, pasi përmban pektinë dhe taninë, përbërës që ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut dhe lehtësojnë procesin e tretjes.

Studime të ndryshme sugjerojnë se lëkura e portokallit mund të ulë rrezikun e disa llojeve të kancerit, si ai i gjirit, lëkurës dhe zorrës së trashë, duke ndihmuar në eliminimin e toksinave nga organizmi.

Përveç përfitimeve për shëndetin, lëkura e portokallit përdoret edhe në kujdesin për lëkurën. E kombinuar me vaj ulliri dhe sheqer kaf, ajo mund të shërbejë si scrub natyral për trupin, duke e bërë lëkurën më të butë dhe më të njëtrajtshme.