Aktualitet

Mos harroni të merrni çadrat! Reshje shiu në të gjithë vendin!

Vendi ynë edhe sot do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore me intensitet të ulët. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e veriperëndimit, qendërs nga orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmje reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar deri të lartë, në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

LEXO EDHE: Moti i keq, shtyhet me disa orë lundrimi i trageteve në portin e Durrësit! Ndalohet lundrimi për peshkarexhat dhe anijet e vogla!

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 9m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 18m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.

LEXO EDHE: Dyshohet se e mori rrjedha e lumit Vjosë, Polumbarët e RENEA-s dhe Policia vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Ylli Dine