Aktualitet

Moti i keq, shtyhet me disa orë lundrimi i trageteve në portin e Durrësit! Ndalohet lundrimi për peshkarexhat dhe anijet e vogla!

Kushtet e këqija të motit kanë shtyrë me disa orë nisjen e trageteve nga porti i Durrësit.

Sipas Autoritetit Portual, tragetet do të nisen më 5 shkurt ndërsa pasagjerët dhe mjetet do të hyjnë në to gjatë mbrëmjes së sotme, sipas orarit të parashikuar.

“Autoriteti Portual Durrës informon se, sipas njoftimeve nga kompanitë e trageteve, për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme:

Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve në tragete do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, sipas orarit të parashikuar.

Nisja e trageteve është shtyrë dhe do të realizohet më 05.02.2026, në orët e para të mëngjesit, me qetësimin e kushteve të motit.

LEXO EDHE: Dyshimet për kontrabandë ilaçesh nga Italia drejt Shqipërisë, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë! Djali nën hetim!

U kërkojmë udhëtarëve të qëndrojnë në kontakt me kompanitë përkatëse të lundrimit për informacion të përditësuar dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin!”, -thotë njoftimi.

Peshkarexhat dhe anijet e tonazhit të vogël nuk do të lundrojnë derisa të qetësohet moti. Në det të hapur forca është 7 ballë, ndërsa era fryn nga jugu.

LEXO EDHE: BIRN: Rama sulmon Shoqatën e Prokurorëve me pretendime të pabaza!