Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa jugperëndimore.
Moti vijon me alternime vranësirash e kthjellimesh të herëpashershme, kryesisht pas orëve të mesditës, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes kemi shtim të vranësirave mesatare deri të dendura, sidomos gjatë relieveve malore në veri e lindje të territorit.
Reshjet e shiut janë në formë shtrëngatash afatshkurtra përgjatë Ultësirës Perëndimore në orët e para të mëngjesit. Më pas vijojnë në mënyrë lokale me intensitet të ulët (me ndërprerje) dhe kryesisht të përqendruara në relievet e larta kodrinore-malore të territorit.
Era fryn me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut e me shpejtësi mesatare 6 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, pritet të ketë shpejtësi 6-14 m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik e Jon të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
15/23
Re shi diell
Kukës
12/21
Re shi diell
Lezhë
16/23
Re shi diell
Dibër
11/21
Re shi diell
Durrës
15/24
Re shi diell
Tiranë
17/24
Re shi diell
Elbasan
16/25
Re shi diell
Berat
16/25
Re shi diell
Vlorë
17/25
Re shi diell
Korçë
10/20
Re shi diell
Gjirokastër
11/24
Re shi diell
Sarandë
15/25
Re shi diell