Celebrities Gossip

“Mos ndoshta Selin ka ndjenja për mua?”/ Familja e banores reagon ashpër ndaj Mirit: Burrë i martuar, 47 vjeç…

Mbrëmjen e djeshme, Juela Nikolli ha hedhur akuza kundrejt Selin Bollatit, duke thënë se ka ndjenja për Armir Shahinin. Edhe ky i fundit, pas kësaj që tha Juela, nisi të ngrinte dyshimet e tij. Miri është shprehur se ka qenë në dyshime gjithë kohës për një gjë të tillë, por nuk i ka dhënë zë. Lidhur me këtë ka reaguar familja e Selin përmes një postimi në “Instagram”. Ata kanë publikuar një video ku Miri shfaqet duke fol me banorët pikërisht për akuzën që bëri Juela për balerinën.

Sipas familjarëve, është një turp i madh që një burrë i martuar dhe në moshën 47-vjeçare, të mundohet të krijojë një hisotri për një vajzë 23-vjeçare. Familjarët shtojnë se nga ana e Selin nuk ka patur kurrë asnjë ndjenjë dhe shtojnë se ka patur vetëm raport loje dhe korrektese njerëzore.

Eshte nje turp i madh qe nje burre i martuar ne moshen 47 vjecare, te mundohet te krijoje nje histori per nje vajze 23 vjecare vetem sepse ajo vendosi te mbaje distance.
Nga ana e Selin nuk ka pasur kurre asnje ndjenje. Zero.
Ka pasur vetem raport loje dhe korrektese njerezore. As flirt, as interes, as sinjale të dykuptimta siç eshte pare.
Nuk kemi reaguar me heret lidhur me kete situat pasi Selin gjithmon e ka mbrojtur dhe e mbron veten e saj me dinjitet ama te behet kjo perpjekje per te nxjerre nje vajze sikur “ka ndjenja apo ka pasur” per te mbrojtur egon, eshte teper e ulet.

Publiku e sheh. Publiku e kupton.

Ketu mbyllet.