Aktualitet

Mot i kthjellët, por i ftohtë në vend!

Ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti vijon i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa ka vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht në lindje e jug të vendit.

Era fryn me drejtim verilindje-lindje dhe me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare, në veri dhe në zonat luginore, fiton shpejtësi deri në 16 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë. Temperaturat variojnë nga minus 3 në 14 gradë Celsius.