Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm në territorin e vendit!

Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira dhe intervale të herëpashershme me diell (kthjellime). Për ditën e premte, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, SHMU, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave bregdetare. Lokalisht mund të ketë shtrëngata afatshkurtra.

Era fryn nga verilindja drejt juglindjes, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore herë pas here arrin deri në 10 m/s.

Deti ka valëzim të forcës 1-3 ballë. Temperaturat variojnë minus 1-15 gradë Celsius.