Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm në vend, parashikimi për këtë të shtunë!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Deri në orët e mesditës, moti parashikohet  me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Në zonën e veriperëndimit, si dhe përgjatë Ultësirës Perëndimore, këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të herëpas’hershme me intensitet të ulët e lokalisht në formë shtrëngatash. Më pas pritet mot i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë intensive e me drejtim juglindje – jugperëndim, si dhe me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina, era fryn me shpejtësi deri në 12 m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
19/25
Re shi diell

Kukës
18/26
Re shi diell

Lezhë
21/27
Re shi diell

Dibër
14/26
Re shi diell

Durrës
19/26
Re shi diell

Tiranë
20/28
Re shi diell

Elbasan
17/28
Re diell

Berat
18/30
Re diell

Vlorë
19/28
Re diell

Korçë
14/24
Re diell

Gjirokastër
18/29
Re diell

Sarandë
16/27
Re diell