Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm në vend, vranësira e shira!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Kjo për shkak të masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorin. Deri në orët e pasdites, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpas’hershme e me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, në një pjesë të madhe të territorit, shirat do të jenë me intensitet mesatar e të lartë, në formën e rrebesheve dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër. Në periudha afatshkurtra ka reshje të rrëmbyeshme dhe tepër intensive.

Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje-jugperëndim e me shpejtësi mesatare 3-9 m/s, ndërsa në bregdet dhe në lugina, era është relativisht intensive dhe me shpejtësi 12-16 m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
14/24
Re shi

Kukës
12/25
Re shi

Lezhë
14/23
Re shi

Dibër
10/24
Re shi

Durrës
16/28
Re shi

Tiranë
16/28
Re shi

Elbasan
17/27
Re shi

Berat
16/28
Re shi

Vlorë
14/24
Re shi

Korçë
10/22
Re shi

Gjirokastër
13/27
Re shi

Sarandë
17/24
Re shi