Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot kushtet atmosferike kanë një përmirësim, duke qenë më të qëndrueshme krahasuar me ditët e mesit të javës.
Në një njoftim për mediat, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti vijon i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, por nuk mungojnë alternimet me vranësira të pakta e deri mesatare, kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi rreth 6 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë bregdetit, hera-herës rritet deri në 16 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2–3 ballë.
Temperaturat variojnë në vlerat 5-22 gradë Celsius.