Aktualitet

Mot me diell në vend dhe temperatura deri në 22 gradë Celsius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti vijon i kthjellët në të gjithë territorin, në pjesën më të madhe të ditës, si edhe me vranësira të pakta kalimtare në jug të vendit, prej orëve të pasdites.

Era fryn me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 6 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
5/21
Diell

Kukës
2/17
Diell

Lezhë
4/19
Diell

Dibër
0/16
Diell

Durrës
6/21
Diell

Tiranë
6/22
Diell

Elbasan
4/21
Diell

Berat
2/21
Diell pak re

Vlorë
6/20
Diell pak re

Korçë
0/16
Diell

Gjirokastër
0/20
Diell pak re

Sarandë
6/19
Diell pak re