Moti i keq, me rreshje intensive shiu ka sjellë rrëshqitjen e një masivi dheu në aksin Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur Uji i Ftohtë. Aktualisht, kalimi i automjeteve në këtë rrugë bëhet vetëm në njërin kah. Rreziku paraqitet i lartë pasi vazhdon rrëshqitja e dherave të kodrës që bien në zonën e Ujit të Ftohtë.